• Deklarata për të drejtat e autorit
  • Hyrja në faqen e menaxhimit
  • Ikonat e statusit
  • Konfigurimi i shpejtë
  • SkyTone
  • Lidhja
  • VPN
  • Statistikat e trafikut
  • Mesazhimi me tekst
  • SMS
  • Përditësimi
  • Bashkëndarja e kartës microSD
  • Bashkëndarja e skedarëve duke përdorur Samba
  • Bashkëndarja e printërve USB duke përdorur Samba
  • Menaxhimi i përdoruesve
  • Bashkëndarja e skedarëve duke përdorur funksionin DLNA
  • Menaxhimi i kodit PIN
  • Cilësimet e Ethernet
  • Cilësimet e WLAN-it
  • Cilësimet e DHCP-së
  • Cilësimet e sigurisë
  • Menaxhimi i sistemit
  • Cilësimet e shërbimit të kohës
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Akronimet dhe shkurtimet

Deklarata për të drejtat e autorit

Asnjë pjesë e këtij dokumenti nuk mund të riprodhohet ose të transmetohet në çfarëdo lloj forme ose me çfarëdo lloj mjeti, pa lejen paraprake me shkrim të Huawei Technologies Co., Ltd.

Produkti i përshkruar në këtë manual mund të përfshijë softuerë të mbrojtur me të drejtat e autorit, të Huawei Technologies Co., Ltd dhe të licensuesve të mundshëm. Konsumatorët nuk duhet në asnjë mënyrë të riprodhojnë, shpërndajnë, modifikojnë, dekompilojnë, çmontojnë, dekriptojnë, shkëpusin, kundërinxhinierojnë, japin me qira, kalojnë të drejtat ose të nënlicensojnë softuerin e përmendur, nëse këto kufizime nuk ndalohen nga ligjet në fuqi ose këto veprime nuk miratohen me anë të licensave nga poseduesit përkatës të të drejtave të autorit.

Markat tregtare dhe lejet

, , HUAWEI dhe janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Huawei Technologies Co., Ltd.

Markat tregtare, produktet, shërbimet dhe emrat e tjerë të përmendur të kompanive janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.

Njoftim

Disa veçori të produktit dhe të aksesorëve të tij të përshkruara këtu mbështeten në softuerin e instaluar, në aftësitë dhe cilësimet e rrjetit lokal dhe mund të mos jenë të aktivizuara ose mund të jenë të kufizuara nga operatorët e rrjetit lokal ose nga ofruesit e shërbimit të rrjetit, kështu që përshkrimet e këtushme mund të mos përkojnë plotësisht me produktin ose aksesorët e tij që blini.

Huawei Technologies Co., Ltd rezervon të drejtën të ndryshojë ose të modifikojë pa njoftim paraprak ose detyrim, të gjitha informacionet ose specifikimet që përmban ky manual.

ASNJË GARANCI

PËRMBAJTJET E KËTIJ MANUALI OFROHEN "SIÇ JANË". PËRVEÇSE NËSE KËRKOHET NGA LIGJET NË FUQI, NUK JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, QOFTË E SHPREHUR OSE E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË, LIDHUR ME SAKTËSINË, BESUESHMËRINË OSE PËRMBAJTJET E KËTIJ MANUALI.

PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI, HUAWEI TECHNOLOGIES CO., LTD NUK DO TË JETË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËSE PËR ÇDO DËM TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, TË TËRTHORTË APO RRJEDHIMOR OSE PËR ÇDO HUMBJE TË FITIMEVE, TË VEPRIMTARIVE TREGTARE, TË TË DHËNAVE, TË REPUTACIONIT TË MIRË OSE TË KURSIMEVE TË PARASHIKUARA.

Rregullat e importit dhe eksportit

Konsumatorët do të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi për eksportin ose importin dhe do të sigurojnë të gjitha lejet dhe licensat qeveritare të nevojshme për eksportimin, rieksportimin ose importimin e produktit të përmendur në këtë manual, duke përfshirë softuerin dhe të dhënat teknike në të.

Njoftimi për të drejtat e autorit

Për të parë më shumë detaje rreth njoftimit për të drejtat e autorit të këtij produkti, vizitoni URL-në: http://consumer.huawei.com/minisite/copyright_notice/ ose kontaktoni: mobile@huawei.com.

tema prind: Manuali i përdorimit